Aneksi i stadiumit “Qemal Stafa” do të jepet për ndërtime

Postuar në 06 Qershor, 2016 13:09

Një tjetër zonë e Tiranës, aktualisht hapësirë sportive, do të shndërrohet në sipërfaqe ndërtimi. Kështu pretendon Partia Demokratike, e cila përmes këshilltarëve të saj në Bashki, ka paralajmëruar, se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka ndërmend që të japë leje ndërtimi për pallate në aneksin sportiv të stadiumit “Qemal Stafa”.

“Është për të ardhur keq dhe është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë që ky destinacion kaq i rëndësishëm në këtë zonë, që ka qenë për lulishte qysh në fillim, ky ambjent i cili në kundërshtim me planet vendore në fuqi dhe në kundërshtim me ligjet po tjetërsohet në mënyrë jo transparente. Ky pra është treguesi më i qartë që pushteti i ka shtrirë rrënjët thellë edhe në bashki, ku modeli i vendimarrjes së lidhur me krimin në pushtet dhe mafies së betonit, po fillon tjetërsimin e këtyre ambienteve. Kjo do të kundërshtohet me të gjithë forcën dhe mjetet që na jep kuadri ligjor, dhe me çdo mjet bashkë me qytetarët e Tiranës”, tha Leonard Olli.

Sipas PD-së projekti për këtë zonë nga ish-kryetari Lulzim Basha ka qenë për lulishte. Aktualisht zënia e hapësirës me ndërtime, do të rëndonte një zonë që është relativisht e dendur me ndërtime.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ndonje anketim te Shokut Zylo, me falni Zalo, keni rreth mendimit te qytetareve per kete ceshtje?! Apo po merret me ca matje per shiun ai koka e madhe?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.