Ambasadori italian i shqetësuar në zyrën e Llallës, merr garanci që policia italiane nuk do të hetohet për pajisjen përgjuese

Postuar në 03 Qershor, 2016 18:45

Prokuroria njoftoi sot për një takim të kryeprokurorit Adriatik Llalla me ambasadorin italian në Tiranë, Alberto Cutillo. Arsyeja që diplomati italian ishte në zyrën e Llallës lidhet me hetimin që po kryen Prokuroria për pajisjen e Interforcës italiane që dyshohet se është përdorur për qëllime përgjimi nga policia shqiptare.

Letra e ish-kreut të policisë italiane ku sqarohej se si ishte futur në Shqipëri pajisja dhe si u përdor  nuk u mor si provë për hetimin pasi nuk kishte as firmë as datë dhe as emrin e titullarit. Pala italiane mesa duket është e shqetësuar për këtë çështje , çka ka detyruar ambasadori italian të shkojë në zyrën e Llallës. Ky i fundit e ka qetësuar goxha, të paktën nga sa thuhet në njoftimin e përcjellë për shtyp.

“Gjatë bisedës, z. Llalla siguroi ambasadorin italian se Prokuroria në Shqipëri nuk ka në zhvillim asnjë hetim mbi veprimet e Policisë Italiane, pra as në hetimin që Prokuroria e Tiranës po zhvillon këto kohë lidhur me ekzistencën e një pajisje të dyshuar përgjuese. Për më tepër, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi rolin e forcave të sigurisë italiane në shkëmbimin e informacionit me autoritetet shqiptare për evidentimin, zbulimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale në të dy vendet tona”. Mbetet të shihet si do të avancojnë hetimet dhe nëse një implikim i palës italiane mund të çonte në mbylljen e çështjes edhe për përgjegjësitë e palës shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.