Kërcënim i hapur nga BE për Shqipërinë, interesat personale të politikës pengojnë integrimin e vendit

Postuar në 02 Qershor, 2016 09:57

Bashkimi Evropian po flet me një gjuhë drejtërdrejtë me klasën politike shqiptare, e cila po krijon dyshime të forta se nuk e do hyrjen në Bashkimin Europian për interesat të ngushta personale
Në një deklaratë për mediat, Komisioneri Johanes Hahn i nxit palët të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi interesat individuale dhe të gjejnë kompromis për çështje politike pa prekur thelbin e reformës.
“Përshëndes punën konstruktive të bërë deri tani për reformën themelore të drejtësisë në Shqipëri që është mbështetur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë si Euralius, OPDAT apo Komisioni i Venecias. Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian”, thuhet ne deklarate.
Komisioneri thekson se tani është me rëndësi të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese.
“Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht”, thote ai.
Sipas tij, “ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.