Drejt një partie të re

Postuar në 01 Qershor, 2016 23:25

Kontestimi  dhe opozitarizmi që Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi i kanë bërë qeverisjes së Edi Ramës, duket se do të finalizohet me krijimin e një partie të re politike. Projekti është në fazën e konsultimit me qytetarët siç tha për Ora News, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi.

 “Prania jonë në PS është formalitet. Kemi bërë betejën brenda PS. Nuk ka rëndësi a jemi pjesë, por si do i përgjigjemi kësaj kërkese për realitet ndryshe. Ne pas betejës për demokracinë ne PS e kemi të qartë se nuk ka një parti që plotësojnë kërkesat e qytetarëve. Shumë qytetarë po na kërkojnë një lëvizje të re. Po mundohemi të profilojmë një parti që kërkon qeveri stabël, shtet të së drejtës dhe njerëz që nuk militojnë se kanë interesa direkte” – deklaroi Hafizi.

Ben Blushi prej kohësh ka nisur takimet në qytete të ndryshme, duke paralelizuar aksionin politik me kritika të forta në parlament dhe akuzën se Rilindja ka marrë peng Partinë Socialiste për interesat e saj. Blushi ka replikuar ashpër me kryeministrin Rama, duke vënë në pozitë të vështirë qeverinë dhe Partinë Socialiste, e cila i është përgjigjur kritikave në mos me kryeministrin Rama, me të bindurit e tij, Taulant Balla e Alfred Peza.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.