Interes për konçesionin e rrugës Durrës – Kukës. Shteti subvencionon për një trafik deri në 4 mijë automjete në ditë. Privati investon 45 mln €

Postuar në 30 Maj, 2016 21:26

Dy shoqëri kanë shprehur interes për marrjen me konçesion të aksit Durrës-Kukës, një proces që do të hapet në ditët e ardhshme. Lajmin e përcjell Top-Channel, që shton se “ofertuesit janë bashkime kompanish “Vendeka-Bilgi” dhe “Catalys and Salillari”. Me interes është formula që do të aplikohet e për të cilën Ministria e Transporteve ka dhënë dakordësinë.

Është një konçesion 30 vjeçar me një tarifë kalimi 5 euro për çdo automjet që kalom në 60 kilometrat e segmentit Milot-Morinë. Burime të televizionit Klan mësuan se bashkimi i perkohshem i operatoreve JV Catalyst, Violap SA., Salillari, Kastrati dhe BeeTech ka paraqitur oferten me 5 milion Euro, ndërsa grupi i kompanive JV Vendeka Bilgi, PT Citra, MAU INSAAT, Savronik Sistem, Vendeka Europian Investment dhe EKMA ka paraqitur oferten me 5.6 milion euro. Ministria e Transporteve thotë se sipas afateve do të vlerësohet oferta më e mirë dhe nisur nga shifrat më e avantazhuar për të fituar koncesionin është bashkimi i operatorëve “Catalys and Salillari”. 

“Sipas Ministrisë së Transportit, kostoja e mirëmbajtjes së rrugës është minimalisht 8 milionë euro në vit dhe dhënia me koncesion është formula më e mirë që këto para të mos rëndojnë taksapaguesit. Kompania fituese duhet të investojë së paku 45 milionë euro, 15 nga të cilat për ndërtimin e një ure të re mbi Lumin Drin. Investimet e tjera parashikojnë plotësimin e infrastrukturës së pandërtuar nga Kukësi deri në Morinë, mirëmbajtjen e skarpateve dhe sinjalistikës. Koncesionarit i është garantuar subvencioni deri në 4 mijë automjete në ditë në të dyja drejtimet, çka do të thotë se në qoftë se nuk sigurohet ky trafik, paratë për pjesën e mbetur do të paguhen nga buxheti i shtetit”, raporton Top-Channel.

Kjo do të thotë se ky projekt është krejtësisht i padobishëm nga pikëpamja ekonomike dhe financiare, ndonëse përbën një nga veprat të cilësuar si strategjike pse i japin tjetër lidhje popullsisë shqiptare në Ballkan. “Për vitin e parë, shuma e garantuar është rreth 8 milionë euro dhe vazhdon me progresion rritës çdo vit deri në 14 milionë euro.

Nga ana tjetër përveç investimit, koncesionari duhet të ndajë fitimin me shtetin për taksën e kalimit nëse kemi rritje të trafikut ditor mbi kuotat e parashikuara”, shton TCh. Kjo është hera e tretë që qeveria përpiqet të japë me konçesion këtë aks. Dy herët e para, procedura dështoi për shkak të ofertave të pakënaqshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.