Agron Duka pozicionohet në opozitë. Fermeri: Më kërkuan projekt inxhinerik dhe plan vendosje për kasollen e lopës

Postuar në 30 Maj, 2016 11:04

Shkëputja e Agron Dukës nga Partia Republikane nxiti hamendësimet për qëllimet dhe aktorët që qëndrojnë pas këtij projekti politik. Influenca që Duka ka në qarkun e Durrësit i japin peshë prezencës së Partisë Agrare Ambjentaliste në konjukturën politike që sa vjen dhe fragmentarizohet. Për momentin Agron Duka është i pozicionuar në opozitë, siç njoftohet në një komunikatë të Partisë Agrare Ambjentaliste që pasqyron një takim të Dukës me fermerët e Korçës. “Kohët e fundit, jo për faj të opozitës, po për shkak të mazhorancës nuk arrihet një gjuhë komunikimi, por vendoset përjashtimi i një prej deputetëve të opozitës siç është zoti Berisha. Partia Agrare Ambientaliste bashkohet me Partinë Demokratike në bojkotin e Parlamentit për 10 ditë"-theksoi Duka. Përveçse ka shprehur solidaritet me bojkotin 10 ditor të opozitës, Duka ka kritikuar qeverinë që sipas tij e ka futur ekonominë e vendit në një rrugë pa krye. Për të ilistruar këtë bindje në komunikatën për shtyp të Partisë Agrare përfshihet edhe shqetësimi i një fermeri. “Mua më është dashur të aplikoj për leje ndërtimi për kasollen e lopës. Atje më kërkuan projektin e bërë nga një studio projektuese, më kërkuan projektin e inxhinierit elekretik dhe atij hidraulik, plan vendosje, etj, a thua se po bëj pallat 17 katësh. Mua nuk më bën kasolloja me gjithë lopë sa bëjnë këto projekte dhe inxhinierë”- tha fermeri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.