Prishen barrierat në rrugën e Kombit. Banorët: Nuk kemi ku kalojmë

Postuar në 29 Maj, 2016 21:12

Ministria e Transporteve shpenzoi para një javë më parë për të rritur sigurinë në Rrugën e Kombit, por këto para shkuar dëm. Tv Klan raporton se janë banorët ata që kanë hequr blloqet e betonit të vendosura në segmentin Kukës – Morinë, pasi sipas tyre “nuk është lënë kalim”.  “Banorët e Shtiqnit, Rexhepajt dhe Kodër Lumës i kanë hequr, pasi kalimi përmes i autostradës është e vetmja mundësi e tyre. Thonë se bllokimi ishte sa për sy e faqe dhe i paplanifikuar, pasi atyre nuk u është lënë asnjë mundësi kalimi. Ky aksion që angazhoi vetë Ministrin e Transporteve dhe Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar erdhi në kulmin e zbulimit të një skandali me cënimin e sigurisë nga ky autoritet, në rrugën Plepa – Rrogozhinë, çka bëri që një aksident të përfundonte me vdekjen e dy fëmijëve”, raporton Tv Klan. Që dlaja e ministrit ishte thjesht një akt teatral për të mbuluar sadopak atë që ndodhi në Kavajë, kjo kuptohet, por ky veprim i banorëve hap një problem tjetër. Sidomos në kushtet kur për këtë aks, ministrit në fjalë i ka dështuar dy herë edhe përpjekja për konçesion, që do ta kishte hequr përgjegjësinë sadopak nga dikasteri ku ai ka bërë folenë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.