PD i rikthehet rastit Balili për të sulmuar Tahirin, shmang shënjestrën ndaj LSI-së

Postuar në 29 Maj, 2016 10:45

Partia Demokratike ka rikthyer në vëmendje rastin Balili, ish-drejtor Rajonal i Transporteve në Sarandë, i shpallur në kërkim si kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Opozita ngre dy akuza që shënjestrojnë direkt ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. E para ka të bëjë me rolin e policisë kufitare dhe kontrollin e rrugëve të transportit nga Balili dhe e dyta me komandimin e Asim Canajt si shef i policisë së Sarandës. Partia Demokratike thotë se "Shefi i komisariatit të Sarandës u pezullua për këtë neglizhencë të vogël, dhe në krye të policisë atje, u komandua për disa ditë, pikërisht i punësuari nga Balili, Asim Canaj. Duhej disa ditë në krye të policisë së Sarandës njeriu i Balilit, për të kopsitur letrat, për të rregulluar punët, apo për të fshirë gjurmët".

Sipas PD këto fakte jo vetëm dëshmojnë se Tahiri dhe Rama e dinin shumë mirë kush ishte Balilaj, por kishin vënë në dispozicion të tij gjithë infrastrukturën shtetërore. Sërish PD godet ministrin e Brendshëm dhe lë jashtë shënjestrës LSI-në, zyrtari i së cilës është në kërkim ndërkombëtar. "Saimir Tahiri del edhe një herë drejtpërdrejt i përfshirë në krim, në trafik droge.Çdo ditë e tij në detyrë, është një ditë më shumë në pushtet e krimit, e drogës, e trafikantëve"- theksohet në deklaratën e PD, e cila lexohet qartë se po kërkon të nxisë një dorëheqje të Tahirit, duke pasur ndoshta dhe prova të tjera që mund ta vënë në siklet ministrin e Brendshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.