Zv.kryeministri më i sinqertë se kryeministri: Ligji i dekriminalizimit, ekstrem dhe jo në respekt të Kushtetutës. Por ndoshta situata e meritonte atë

Postuar në 28 Maj, 2016 19:14

Rasti i ligjit të dekriminalizimit është ndoshta shembulli më i mirë sesi nevoja për mbrojtje dhe politika e mbrojtjes nga pala tjetër, prodhojnë një tretësirë juridike që zhvesh nga mbrojtja minimale edhe njerëz me pushtet. Është e vërtetë që nevoja për dekriminalizimin nuk mund të mohohet dhe se ligjërimi i saj është arritje për opozitën, por përmbajtja e ligjit është shumë e diskutueshme. Aq e vërtetë është kjo, saqë nëse nga njëra anë dy partitë kryesore akuzojnë njëra-tjetrën për gjithfarë lloj krimesh e precedentësh, ndryshime emrash e vrasje, nga ana tjetër, përfaqësues politikë deklarojnë se ligji nuk “është shumë në respekt të Kushtetutës”.

Këtë ka deklaruar zv.kryeministri Niko Peleshi, i cili ka shtuar gjithësesi se “mbase situata e ka merituar një ligj të tillë”. Peleshi ka të drejtë, pasi ndryshimi i emrit është e drejtë e çdo individi dhe ndryshimet materiale në Gjendjen Civile janë të verifikueshme. Por Peleshi ka të drejtë kur thotë se situata e ka merituar një ligj të tillë, edhe nisur nga ajo që shohim të ketë ndodhur në Grupin Parlamentar të tij, atë të PS-së. Të paktën zv.kryeministri nuk fshihet siç bën kryeministri, i cili disa herë ka deklaruar se “unë kam parë Dëshmitë e Penalitetit” për kandidatët për deputetë apo kryetarë Bashkish. Kjo nuk mund të funksionojë në politikë dhe ishte një tallje e tillë, apo mbrojtje prej shejtan budallai, që hapi rrugën për një ligj të tillë. Peleshi shton se “tashmë nuk është më çështje e vullnetit politik, por e sistemit të drejtësisë” për subjktet e këtij ligji, të cilët kanë rastin që të ankimojnë në Gjykatë Kushtetuese atë dhe me gjasë të fitojnë. Jo pse janë të pastër, por sepse ndëshkohen me dispozita shumë të dyshimta.

Nëse politika do të kishte bërë korrigjimin vetë, pa nevojë e një ligji të tillë, do të kishte vendosur një standard të ri, apo do të kishte riktyer disi besimin. Fakti që nuk ja doli, pavarësisht fakteve, apo edhe “drejtorëve që të nxjerrin bojën”, provon se ky ligj i rri mirë kësaj klase politike, pasi ia shtyp në mënyrë të vrazhdë ato të drejta elementare që i ka çdo shtetas. Aq sa u jep të drejtë të gjithëve të tallen me “burra shteti” që ndërrojnë emrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.