Tjetër skandal me inspektorët tatimorë, pjesë e një skeme mashtruse me vlerë mbi 1.5 mln dollarë

Postuar në 28 Maj, 2016 12:32

Inspektorët tatimorë janë bërë pjesë e një tjetër skandali korruptiv. Pas hetimeve disa mujore Prokuroria e Korçës kërkoi dënimin total me 24.6 vjet burgim për 5 prej organizatorëve kryesorë të skemës mashtruese “Kapurani”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve.

Prokuroria e Korçës njoftoi se për këtë çështje vijojnë të jenë në procese gjykimi të ndara edhe 7 persona të tjerë, 5 prej të cilëve inspektorë tatimorë. Këta të fundit kanë lejuar veprimet e paligjshme të kryera nga kompania e materialeve inerte “Kapurani Vjara”, duke e ndihmuar këtë të fundit që t’u shmanget detyrimeve tatimore, si edhe të realizojë një skemë mashtrimi, me qëllim fshehjen e të ardhurave.

Në qendër të kësaj skeme mashtruese qëndron i pandehuri Foto Kapurani, administrator i disa kompanive në fushën e betonit dhe hotelerisë. Ky shtetas, së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, kanë krijuar disa kompani, në të cilat kryenin shit-blerje fiktive betoni, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se shtetasi Kapurani ka shitur në mënyrë informale rreth 45 mijë ton beton, si edhe mallra të tjerë, duke iu shmangur dukshëm detyrimeve fiskale.Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin e autorëve të kësaj skeme për kryerjen e veprës penale të  “Krijimit të skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, (në bashkëpunim),  si më poshtë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.