PD ndërpret për 10 ditë marrëdhëniet me parlamentin, në pikëpyetje takimi Rama-Basha

Postuar në 28 Maj, 2016 11:06

Grupi parlamentar i PD  u mblodh sot paradite pas përjashtimit me 10 ditë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit. Demokratët vendosën që të ndërpresin për 10 ditë çdo marrëdhënie me parlamentin,  duke vlerësuar se përjashtimi i Sali Berishës është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike reagoi duke e cilësuar vendimin e mazhorancës shenjë të krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama. Basha thotë se kjo është një manovër për ti mbyllur derën opozitës në parlament e tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme, reformën në drejtësi apo reformën zgjedhore. Sipas Bashës, këto janë llogari që Rama i bën gabim. “Opozita është me qytetarët ndërsa Rama dhe Meta po thellojnë izolimin e tyre me të tilla vendime”-shkruan kryetari demokrat. Pas mbledhjes kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka tha se nuk është kompetencë e tij të komentojë nëse vendimi për bojkotin e punimeve të kuvendit do të ndikojë në negociatat për takimin mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës, Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.