“AbcNews”: Prokuroria firmos urdhër – sekuestrimin dhe i kërkon misionit Interforce pajisjen përgjuese

Postuar në 28 Maj, 2016 00:21

“AbcNews” raportonte dhe se prokuroria e Tiranës ka përpiluar një akt sekuestrimi për aparaturën e përgjimit, akt të cilin ia ka drejtuar misionit “Interforce”. “Prokuroria e Tiranës i kërkon INTERFORCËS t’i vërë në dispozicion aparaturën, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime. Burimet jo zyrtare pranë organit të akuzës, i thanë ABC News se prokurorët e çështjes, kanë përpiluar urdhër sekuestrimin ku me anë të letër-porosisë dërguar autoriteteve italiane, i kërkojnë t’i vënë në dispozicion pajisjen. Por zyrtarisht ky fakt nuk konfirmohet edhe pse prej dy ditësh hetuesit e çështjes kanë marrë kontakt me përfaqësuesit e Interforcës italiane. Burimet thonë se duhet të sekuestrohet pajisja që t’i nënshtrohet një ekzaminimi teknik për të parë nëse është në gjendje të bëj përgjimet. Por pa sekuestrimin e saj dhe nënështrimit të ekspertizës, çështja mund të pushohet për mungesë të provave”, raportonte televizioni në fjalë.

Një ditë më parë për këtë çështje foli edhe ambasadori italian në Tiranë, Cutillo, sipas të cilit “bashkëpunimi me prokurorinë shqiptare është i shkëlqyer”. Pajisja e përgjimit ekziston, pasi kjo është pohuar nga drejtues të policisë, por ambasada italiane ka tentuar ta paraqesë atë si pajisje trajnimi, të konfiguruar për të shmangur përgjimin. Mbetet për t’u provuar gatishmëria e ambasadës për të vënë në dispozicion pajisjen pasi letra e ish-drejtorit të policisë italiane, Pansa, nuk është cilësuar si provë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.