Gjermania me një rol të ri në krizën maqedonase

Postuar në 27 Maj, 2016 14:01

Kriza në Maqedoni po zbulon një rol,të ri, direkt të Gjermanisë. Kjo e fundit ka caktuar madje një të Dërguar të Posaçëm, Johannes Haindl, i cili flet për agjencinë “Deutsche Welle” duke nënvizuar se Maqedonia “duhet t’i kthehet kursit euro-atlantik”. “Nuk duhen përzierë gjërat dhe duhet të shmanget gjithçka që mund të nxiste konflikte ndëretnike. Edhe në këtë kontekst më duket mjaft e rëndësishme, që vendi sa më shpejt të rikthehet në rrugën e afrimit euro-atlantik”, shprehet ai. I pyetur mbi rolin e Gjermanisë me Maqedoninë dhe psenë e një angazhimi të drejtpërdrejt të saj, Handl jep këtë përgjigje: “Gjermania ndihet e lidhur në mënyrë krejt të veçantë me këtë vend. Ne qysh në fillim me insistim të madh jemi angazhuar për stabilitetin dhe të ardhmen euro-atlantike të strukturave të këtij vendi. E pikërisht për këtë arsye i ndjekim me shqetësim zhvillimet aktuale, sepse prej tyre po vihet në pikëpyetje perspektiva euro-atlantike. Në duam të ndihmojmë. Kjo është arsyeja, përse ministri i Jashtëm Steinmeier më ka ëmëruar mua si të dërguar të posaçëm”, tha ai.

Nuk ka patur një rol të tillë të Gjermanisë më herët në Ballkan, përveçse në rastin e pavarësisë së Kroacisë. Kjo është hera e dytë që ajo del si aktor kryesor negociues për një krizë që cenon stabilitetin e të gjithë rajonit.
Gjermania arriti të impononte zgjidhjen që dëshironte me Greqinë, për paketën e ndihmës financiare, por me një kosto të madhe dhe duke lënë pakënaqësi të mëdha edhe në Europë. Maqedonia është basti i radhës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.