Shterimi i rezervave të lëndëve djegëse, në vitin 2300 temperatura e planetit rritet me 10 gradë

Postuar në 25 Maj, 2016 10:16

Shkencëtarët janë të shqetësuar për të ardhmen e planetit dhe pasojat që njerëzimi do të vuajë nga ezuarimi i rezervave të lëndëve djegëse. Studiues të Universitetit të Viktorias në Kanada parashikojnë se nëse do të shterohen të gjitha burimet e identifikuara të lëndëve djegëse atëherë temperatura e planetit do të rritet me 10 gradë celcius, duke provokuar thatësirë në disa zona dhe dëme të mëdha në ekonominë globale. Sipas studimit, ndikimi më i madh do të jetë në Arktik, ku është vlerësuar se deri në vitin 2300 temperatura do të rritet në 20 gradë Celsius.  Shkencëtarët vlerësojnë se rritja e emetimeve të karbonit do të çojë në një rritje të temperaturës  së Tokës me 8 gradë Celsius në vitin 2300, duke i shtuar edhe 2 gradë po të llogaritet  ndikimi i efektit serë. Ngrohja pritet të ketë ndikim dhe sasinë e reshjeve. Studiuesit thonë se reshjet do të reduktohen me 2/3-at në Amerikën Qendrore,  Afrikën Veriore dhe 50% në Australi, Mesdhe, Afrikën e Jugut dhe Amazonë.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.