Protestuesi që u kthye në “raketën” e bashkisë (Foto)

Postuar në 25 Maj, 2016 13:51

U identifikua si një nga aktivistët më të vendosur të shoqërisë civile kundër ndërtimit të  Këndit të Lodrave në Parkun e Liqenit Artificial. Madje sensi i tij i protagonizmit u fiksua në foto dhje pamje ku ai shfaqej teksa përleshej me policinë bashkiake në protestat e parkut apo kur duartrokitej pas lirimit nga komisariatet e policisë. Është fjala për Elian Taninin që në emër të shoqërisë civile denoncoi betonizimin e parkut, betejë të cilën e ndërpreu papritur. Arsyet mund të kuptohen në një njoftim të bashkisë e cila përmbylli konkursin e artistëve të rinj, duke shpallur 4 idetë e para fituese të skulpturave dekorative që do të vendosen në parqe dhe ambientet e tjera publike të qytetit. Njëri prej fituesve është pikërisht Tanini me veprën “Raketa”.

Përshkrimi: Elian Tanini, Titulli i veprës “Raketa”

Raketë, origam ose avion që imiton aeroplanët prej letre, të cilët i bëjnë fëmijët në lojërat e tyre, si një vepër kulti që i kushtohet lojës së fëmijës bashkë me të dhe memories së qytetit. Do të jetë 11 metër i gjatë, rreth 2.5 m i gjerë, sa gjatësia reale e një avioni “Mig” që dikur gjendej shpesh në ish fushën e aviacionit. Ky avion letre që mban mbi shpinë pjesëza letërsie për fëmijë nga kartonët e asaj kohe, personazhe fëmijësh etj.

I pranishëm në shpalljen e fituesve të këtij konkursi të hapuri ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se arti ka një fuqi të jashtëzakonshme transformimi në shoqëri dhe kjo do t’i shërbejë edhe qytetit të Tiranës.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.