Kristianët kanë “mision të konvertojnë” myslimanët

Postuar në 25 Maj, 2016 11:17

Kristianët kanë “mision të konvertojnë” myslimanët dhe anëtarë të tjerë të besimeve të krishtera. Deklarata është bërë nga një prej ndihmësve të Papa Françeskut, kardinali Kurt Koch.Një mendimi i tillë prej tij është dhënë pas një dialogu ndërfetar mes zyrtarëve të kishës Katolike dhe liderëve hebre, që u organizua me dyer të mbyllura në Institutin Woolf në Kembrixh, Angli.

Pavarësisht diferencave themelore mes judaizmit dhe krishterimit, ai tha se kristianët duhet ta shohin judaizmin si “nënë” pasi hebrenjtë janë populli i zgjedhur nga Zoti. Por, edhe pse Islami ka të njëjtat rrënja me dy besimet e tjera nuk ka “marrëdhënie unike” si kristianizmi dhe judaizmi. Kardinali këto komente pas një raundi intensiv dy-ditor të dialogut ndërfetar në mes të liderëve të lartë katolikë dhe atyre hebre prapa dyerve të mbyllura, i organizuar nga Instituti Woolf në Cambridge.

Ai ka thënë se krishtërizmi dhe judaizmi janë besime të ndara por nga e njëjta familje – pra një familje e shkurorëzuar, transmeton Koha.net. “Jemi një familje, kemi të njëjtat rrënjë... dhe në këtë pikë të ripajtimit në mes të kishës dhe sinagogës, në mes të judaizmit dhe krishtërizmit, është një sfidë e madhe për Kishën”. Por ai shtoi: “Nuk mendoj se kemi të njëjtën marrëdhënie me islamin siç e kemi me judaizmin. Është shumë e qartë se mund të flasim për tri religjionet abrahamike por s’mund ta mohojmë se pikëpamja e Abrahamit për traditën hebraike, atë të krishtere dhe traditën islame nuk është e njëjtë”. “Në këtë pikë, këtë raport unik e kemi vetëm me popullin hebre, por jo edhe me islamin”, shtoi ai.

http://www.telegraph.co.uk/news/2016/05/24/christians-have-mission-to-co...

Comments

Submitted by a.b's (not verified) on

ky qenka tip ISIS me velandonin e priftit te krishtere.
Ne nje kohe tjeter kur kryqezatat benin kerdine dhe ishin ata terroristet (zhvillimi ne ate kohe ishte ne lindjen e mesme) ky tipi do ishte terrorist :) hahahaha.

Submitted by Isa Gega (not verified) on

Hebrenjte njelloj si myslimanet e refuzojne trinine, dmth besojne se Zoti eshte Nje, por jo tri-un. Po ashtu sigurisht qe nuk besojne se Krishti eshte Zoti.

Dallimi mes myslimaneve dhe hebrenjve ne lidhje me krishterimin eshte se myslimanet besojne dhe nderojne Mesine (Krishtin) si profet te larte e po ashtu besojne se Zonja Mari ishte e virgjer kur lindi Krishtin. Ne Kuran eshte dhe nje kapitull me titullin "Mejrem", ku nderohet Nena e Krishtit.

Kurse hebrenjete nuk besojne se Krishti ishte Mesia, nuk e njohin per njeri te Zotit, e po ashtu nuk besojne se lindja e tij ishte e mrekullueshme. Duke mos besuar lindjen pa baba te Mesise, gjejeni vete si e cilesojne Zonjen Mari dhe Krishtin.

Por me ditet qe kane ardhur, te krishtere si z.Kurt ndjehen me prane atyre qe ua fyejne Shen Merine dhe nuk ua besojne fare Krishtin, sesa me myslimanet.

Nuk ka asgje te keqe te kerkojne te konvertojne njerez ne fene e vet, qe u duket si me e drejta, por eshte humoristike qe kerkojne te 'shpetojne' vetem ata qe e duan Krishtin dhe Zonjen Mari e jo ata qe i fyejne te dy.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Te gjithe kan synim te konvertojne te btjert ne besimin e vet. Edhe partite politike synojne te shtojne votuesit e vet.
Por ky nuk formon problem.

PROBLEMI asht tek metoda. Konvertimi me dhune siç asht ba dhe po bahet nga islamiket, ky asht problemi.
Konvertimi me metoden e bindjes asht i ligjeshem dhe i moralshem. Ky lloj konvertimi pranohet nga te Drejtat e Njeriut te Lire.

Submitted by arnaut (not verified) on

Kurani i respekton tej mase "popujt e librit" hebrejte dhe te krishteret, dhe cdo musliman e meson kete respekt qe ne fillesat e tij fetare, duke cuar ne nje fryme te vertete bashkejetese abrahamike. Me perjashtimet e qarta te tipave te ISIS, muslimanet historikisht nuk jane perpjekur ndonjehere te koknvertojne me dhune hebrejte apo te krishteret. Konvertimet qe kane ndodhur kane qene natyrale dhe me vullnet te lire.

Submitted by Alex (not verified) on

Shqiptaret kane nevoje per lidhuni.com jo per percarje fetare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.