Agjencia e lajmeve e Kremlinit: Shqiptarët po pushtojnë Serbinë Jugore

Postuar në 25 Maj, 2016 16:05

Shqiptarët janë të rëndësishëm, ndoshta më shumë të rëndësishëm sesa e mendojnë veten. Të paktën për agjencinë shtetërore të lajmeve, “Sputnik”, sipas të cilës “shqiptarët po pushtojnë Serbinë”. Lajmi referohet nga agjencia serbe e lajmeve, “B92” dhe bën fjalë për blerjen e pronave të paluajtshme nga shqiptarët e Kosovës në zona të Serbisë Jugore. Nga viti 2010 deri në vitin 2015, shqiptarët e Kosovës kanë blerë apartamente dhe toka në masë në Nish, Leskovac, Vranja, Kurshumlija dhe Prokuplje. Ndonëse raporton se procesi është frenuar këtu, “Sputnik” shton gjithësesi se këto bashki “janë shënjetsra e kosovarëe”. Interesi më i madh i shqiptarëve është në kufijtë e Bujanovcit dhe Toplicës, pra zona afër kufirit me Kosovën, që sipas agjencisë “Sputnik” është “kufi administrativ”. Vetëm në harkun kohor të tre viteve,  vetëm në Nish janë 1500 shqiptarë që kanë blerë apartamente, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në këtë zonënë 11 mijë.

Serbia i trajton formalisht si qytetarë të vet kështu që kosovarët e kanë të hapur rrugën për të blerë prona. Mënyra e operimit sipas “Sputnik” është origjinale: pronarët e rinj ja japin pronën për përdorim, përmes një prokure nga Prishtina, pronarit të vjetër. “Çdo gjë po ndodh në heshtje dhe në mënyrë të padukshme, ndërkohë që shqipja po dëgjohet përherë e më shumë në Serbinë jugore”, citon agjencia gazetarë lokalë.

Synimi i supozuar i shqiptarëve: shtrirja përtej kufirit administrativ të Kosovës, i cili ndonëse nuk thuhet, është Kufi Shtetëror. Me sa duket, kokfortësia serbe për të trajtuar Kosovën si pjesë të Serbisë, po prodhon efekte të papritura, edhe për shkak të aftësisë së shqiptarëve për të kapitalizuar një situatë në dukje të vështirë. 

 

http://www.b92.net/eng/news/society.php?yyyy=2016&mm=05&dd=25&nav_id=98112

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Edhe shume rus kan ble ne Mal te Zi apartamente, troje ndertimi ne bregdetin Adriatik dhe kan ndertue hotele aty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.