Pheniani refuzon idenë e Trump për një takim me Kim Yong Un

Postuar në 24 Maj, 2016 12:23

Pheniani zyrtar ka hedhur poshtë ofertën e kandidatit republikanër President të ShBA-së, Donalad Trump, për t’u takuar. “Reuters” citon një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut, sipas të cilit “propozimi është një lloj propagande apo publiciteti në garën elektorale të Trump”. Ky i fundit propozoi një takim i cili do të shënonte ndryshim në qasjen e ShBA-së ndaj vendit të izoluar aziatik. “I takon Liderit Suprem nëse dontë takohet apo jo, por unë mendoj se ideja e
Trump është e pakuptimtë”, tha ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, So Se Pyong.
“Është e pavlerë, thjesht një gjest për zgjedhjet presidenciale. Nuk ka kuptim, as sinqeritet”, shtoi ai.
Ideja e Trump erdhi pas veprimeve të fundit të Koresë, testi bërthamor në janar dhe lëshimi i raketës me rreze të gjatë në shkurt. Mediat amerikane e trajtuan situatën me një ndjenjë alarmi, ndërkohë që në planin diplomatik nuk duket që të jetë bërë ndonjë gjë. Trump ka deklaruar se do të zgjidhë edhe mosmarrëveshjet me Rusinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.