Edhe ti Hasan?

Postuar në 24 Maj, 2016 15:27

Hasan Halili, ish-kryetar i Bashkisë Kukës është shpallur në kërkim. “Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, Gjykata caktoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Mirdash Hoxha, ish-Drejtorin e Financës Lekë Deda dhe ish-Drejtorin e Borxhit në Drejtorinë e Tatimeve, Gëzim Ukperaj. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një seri veprimesh te paligjshme. Ata regjistruan bashkinë si aksionere në shoqërinë “Klubi i futbollit Kukës”, për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, rreth 45 milionë lekë gjatë periudhës 2011-2015. Nga hetimet u zbulua se këtë shumë Bashkia e Kukësit e ka siguruar, duke mos paguar kontributet shoqërore dhe shëndetësore për pjesën më të madhe të punonjësve në varësi të institucionit. Hasan Halili ka qene kryetar i bashkisë se Kukësit i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike. Më pas ai kaloi me LSI-në, derisa u largua në zgjedhjet e fundit locale”, raporton “Vizion Plus”.

Halili është i njohur edhe sepse u bë pjesë e një debati politik të brendshëm në PS, pas kandidimit të tij në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Më poshtë dy video: njëra e kryeministrit Edi Rama, që mburr Hasanin dhe tjetra e Ben Blushit që e kritikon zgjedhjen e Hasanit. Nuk po themi kush pati të drejtë, por thjesht se në disa zgjedhje, mungesa e parimeve, të udhëheq drejt tersit. Por me siguri që kryeministri ka kohë të korrigjojë:

http://www.tematv.al/2016/05/24/urdh%C3%ABrarresti-p%C3%ABr-ish-kryebash...

Blushi për Hasan Halilin:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.