Reduktohet në 100 ha Zona Ekonomike e Spitallës, këneta dhe problemet me pronësinë nuk bindin investitorët

Postuar në 23 Maj, 2016 11:00

Qeveria ka zvogëluar me katër herë sipërfaqen e zonës së Lirë Ekonomike në Spitallë të Durrësit pas dështimit në tenderin e fazës së parë.”Në fazën e parë u vu re se investitorët nuk ishin aq potencial sa të mbulonin një sipërfaqe prej 501 hektarësh dhe shpesh herë problem i tyre ishte vlera e investimit, sepse të investosh në një sipërfaqe prej 501 hektarësh në zonën e Spitallës e cila është një kënetë, duhej një vlerë investimi më e lartë se në një zonë tjetër” theksoi për TVSH Adriana Sheti, përgjegjëse për sektorin e zonave ekonomike.

Sipas saj problemi kryesor ishte sipërfaqja e madhe dhe brenda sipërfaqes ekzistenca e truallit me status privat e cila kërkonte një shpronësim dhe në bazë të ligjit të investimeve strategjike, mbulimi i këtyre shpronësimeve do të bëhej nga investitori ose zhvilluesi që do investojë.“Në këtë rast për zhvilluesin kjo ishte një kosto shumë e madhe dhe ata tërhiqeshin. Ndërkaq brenda kësaj zone ekzistonte dhe Universiteti Aleksandër Moisiu, i cili shihej si problem edhe për investitorët”-shton Sheti.

Si fazë e parë do të bëhet shpallja e një zone teknologjike të re  dhe hapja e procedurave për 101.4 hektarë. “Brenda muajit qershor, ose në muajin korrik mund të fillojë një procedurë, por kjo procedurë do të jetë pak më e gjatë se e para. Nëse në procedurën e parë u la 60 ditë, procedura këtë herë do të jetë më e gjatë, që investitori të ketë kohë të përgatisë studimin. Për të marrë pjesë në një konkurim duhen disa studime që duhet të paraqesi zhvilluesi ose investitori i huaj për të fituar këtë garë”- shprehet më tej përgjegjësja për sektorin e zonave ekonomike. Pak ditë më parë qeveria anulloi edhe Parkun Industrial të Lezhës për shkak të probleme me pronësonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.