Trekëndëshi Rama, Ahmetaj e Tahiri, Shteti brenda Shtetit

Postuar në 21 Maj, 2016 10:48

Lidhjet e ngushta të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm, Tahiri dhe atij të Financave, Arben Ahmetaj sipas Lulzim Bashës janë struktura e një shteti brenda shtetit, që po menaxhon orientimin e financave publike në duart e oligarkëve dhe elementëve kriminalë. "Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet t’i merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj.
Po si mund të rritet ekonomia kur gjithë paratë që mblidhen nga taksat shkojnë për luks qeveritar?! 90 milionë euro i kanë bërë orendi për zyra, për zyrat e Shukriut e të shukrive. Paratë do të kthehen në investime dhe jo investime luksi, investime që do të hapin vende pune"- deklaroi Basha në takim me banorë të Pogradecit. Përtej retorikës së zotit Basha, asnjë partie politike nuk ka zbardhur burimet e financimit dhe për më tepër që akuzat mbeten gjithmonë në nivel retorike dhe të pashoqëruara me denoncime konkrete në Prokurori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.