Një ide periferike nga Haxhinasto për menaxhim shtetëror të aeroportit të Kukësit. LSI do ketë mundësi të punësojë 250 persona

Postuar në 21 Maj, 2016 19:02

250  vende pune të konvertuara më pas në vota shumëfish për LSI-në pritet të ketë në dorë Edmond Haxhinasto, nëse menaxhimi i aeroportit të Kukësit do të ecë sipas planeve të tij. Ministri ishte sot për inspektim në Kukës, ku tregoi impenjimin e tij për vënien sa më shpejt në fuknsion të aeroportit të dytë civil në vend. “. Nuk përjashtojmë mundësinë për ngritjen e një ndërmarrje shtetërore për të menaxhuar aeroportin e Kuksit”tha Haxhinasto, duke shfaqur një ndryshim në raport me filozofinë e kësaj qeverie për t’ia besuar shërbimet partneritetit publik privat apo sicc njihen ndryshe konccesionet. Ministri mendon se “ky aeroport do ketë impakt social dhe ekonomik për zonën, pasi pritet të hapen 250 vende pune”. Me pak fjalë zona do t’ia di për nder Haxhinastos dhe LSI-së për punësimin dhe zhvillimin. Ngritja e një ndërmarrje shtetërore për të menaxhuar aeroportin e Kukësin në kohën kur shembujt e menaxhimit të aseteve nga shteti janë zhgënjyes ndoshta lidhet me garancitë që jep Haxhinasto për ta nxjerrë rentabël këtë aeroport. A është i aftë ta marrë një vendim të tillë Haxhinasto. Eksperienca ka treguar që po. Koalicioni qeverisës funksionin me ndarje ministrish dhe drejtorish dhe askush nuk ndërhyn në “tepsinë” e tjetrit. Kjo ndodh edhe kur pasojat janë fatale si vdekja e dy fëmijëve në aksidentin e Golemit, ku drejtoria në varësi të ministrit për dy vjet nuk zbatonte vendimin e gjykatës për të bashkuar barrierat mbrojtëse në autostradën Plepa-Golem, të ndërprera për të favorizuar një karburant në pronësi të Pilo Kërit, babait të këshilltarit të Ministrit, Krislen Këri. Pavarësisht kësaj ministri vazhdon me idetë e tij periferike për të mënaxhuar aeroportin sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Mos o Zot të ndodhi me avionët e Haxhinastos ajo që ndodhi me rrugët e tij.

Comments

Submitted by Kuksiani autokton (not verified) on

Aeroportin e Kukesit, Haxhinasto dhe Ilir Meta, duan ta kethejne ne domenin e vet personal, ose ne rastin me te mire, nje lope per t'u mjele nga LSI.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.