BE-ja miraton klauzolën e pezullimit të shpejtë të lëvizjes pa viza

Postuar në 21 Maj, 2016 13:30

Bashkimi Europian ka miratuar një “pezullim emergjent” të lëvizjes pa viza brenda hapësirës Shengen. Kjo vlen për disa vende dhe lidhet me procesin e negociatave të Turqisë për përfitimin e lëvizjes pa viza. Vendimi u mor nga ministrtrat e BE-së dhe siç raporton “Euronews” kjo “klauzolë shpëtuese” shërben për të qetësuar disa vende të BE-së për vendimin e afërt të lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës, Ukrainës, Turqisë dhe Gjeorgjisë.
Miratimi i klauzolës do të thotë që vendimi për pezullimin e lëvizjes mund të merret menjëherë nëse konstatohen abuzime në kohën e qëndrimit që është 90 ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.