Taksa e hoteleve, yjet caktohen me vetëdeklarim

Postuar në 20 Maj, 2016 17:13

Vonesat në daljen e akteve nënligjore për turizmin e kanë bërë të pamundur mbledhjen e taksës së fjetjes në hotele. Në Paketën Fiskale të 2016-ës të Bashkisë së Tiranës përcaktohet se taksa e Fjetjes do të paguhen sipas kategorizmit të “yjeve”.

Të ndodhur në këto kushte, bizneseve akomoduese u është kërkuar që për këtë periudhë tranzitore të përcaktojnë “yjet” në bazë të vetëdeklarimeve dhe ta paguajnë taksën për dhomë. Drejtuesit e hoteleve thonë nuk ka ndonjë mekanizëm për të kontrolluar këtë klasifikim, sa kohë që nuk janë botuar aktet nënligjore, ndaj ata i referohen vlerësimeve të bëra vite më parë.

"TemaTv"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.