PD: Çështjen e përgjigjemeve e zbardh vetëm prokuroria

Postuar në 20 Maj, 2016 14:37

Partia Demokratike ka deklaruar sot përmes sekretarit të Përgjitshëm, Arben Ristani, se skandali i përgjimeve është trhelluar me letrën e ish-drejtorit të Policisë Italiane. Në një prononcim për mediat, Ristani, nënvizoi se në lojë është siguria kombëtare dhe të drejtat e të gjithëve, ndaj fjalën e fundit në këtë çështje mund ta thotë vetëm prokuroria. “Letra e ish drejtuesit të policisë italiane konfirmon, pohon drejtpërdrejt, se paisja ka hyrë në Shqipëri ilegalisht. Sepse një paisje e tillë, gjurmimi e përgjimi, është ilegale kur futet pa u regjistruar në doganë, dhe është ilegale kur përdoret pa u vënë në dijeni dhe pa dhënë miratimin e tij Prokurori i Përgjithshëm. Fakti se pajisja është futur në mënyrë të paligjshme tregon se ajo do të përdorej, siç është përdorur nga Saimir Tahiri në mënyrë të paligjshme. Tahiri ka zgjedhur të tradhëtojë të gjithë vartësit e tij që janë përlyer në këtë krim, duke thënë se nuk është përgjegjësi e tij. Pyesni policinë, thotë Tahiri. Pyesni doganat, thotë Tahiri”, tha Ristani.  “Prokuroria duhet të zbardhë sa më shpejt këtë cështje, kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare, me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, me interesin më të lartë publik”, shtoi Ristani që përsëriti kërkesën për largimin nga detyra të Tahirit dhe drejtorit të Policisë, Haki Çako. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.