Në bashkinë Shkodër mbizotërojnë optimistët

Postuar në 20 Maj, 2016 12:41
Eduard Zaloshnja

Në kuadër të një projekti të përbashkët të dy fondacioneve gjermane, Konrad Adenauer Stiftung dhe Friedrich Ebert Stiftung (njëri i djathtë e tjetri i majtë), zhvillova para disa javësh një sondazh me 800 votues urbanë të Shkodrës. Më poshtë janë të renditura rezultatet kryesore të sondazhit (maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: plus/minus 3.5%).

                Rreth 42% e popullsisë urbane të Shkodrës mendon se drejtimi ku ka punuar më mirë Bashkia në 8 muajt e parë të mandatit të ri është pastrimi (25% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 17% deklaruan se çdo gjë është bërë mirë).

                Rreth 54% e popullsisë urbane të Shkodrës mendon se drejtimi ku ka punuar më keq Bashkia në 8 muajt e parë të mandatit të ri është riparimi i rrugëve/rrugicave (24% e të anketuarve zgjodhën këtë opsion kur u pyetën dhe 30% deklaruan se çdo gjë është bërë keq).

                Pritmëritë më të shumta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për ndriçimin, pastrimin dhe përmirësimin e qendrës së qytetit (përkatësisht, 70%, 66% dhe 60% e të anketuarve kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

                Pritmëritë më të pakta pozitive për tri vitet e ardhshme janë për shtimin e hapësirave të gjelbra, përmirësimin e trafikut dhe për rritjen e kapacitetit të shkollave/koshteve publike (përkatësisht, vetëm 40%, 42% dhe 46% e të anketuarve  kishin pritmëri pozitive në këto drejtime).

Numri i përgjigjeve optimiste për këto punë të bashkisë në tri vitet e ardhshme është më i madh se i atyre pesimiste.

                Prioritetet kryesore për qytetarët shkodranë për tri vitet e ardhshme janë shtimi i parqeve/këndeve të lojrave (30% mendojnë kështu), shtimi i kapacitetit të shkollave/kopshteve (24% mendojnë kështu), dhe pastrimi i qytetit (23% mendojnë kështu).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.