Fleckenstein: Reforma në drejtësi nuk duhet lidhur me reformën zgjedhore. Pengesat, nga politikanët biznesmenë

Postuar në 20 Maj, 2016 16:16

Knut Fleckenstein, reporteri për Shqipërinë ka zhvilluar takime me përfaqësues të politikës, ndonëse nuk është me vizitë zyrtare në vendin tonë. Ai sqaron në një intervistë për “Top-Channel”, rëndësinë e reformës në drejtësi dhe zbulon se atë e kundështojnë “politikanët bizneshmenë”.

A duhet të kushtëzohet reforma në drejtësi me reformën zgjedhore, siç kërkoi opozita pak ditë më parë?

“Jam dakord se të dyja janë shumë të rëndësishme, por nuk e përkrah idenë e lidhjes së tyre. Kërkesa ime për opozitën është: Na besoni pak! Ne do t'ju mbështesim për reformën zgjedhore, por mos lidhni shumë gjëra tani bashkë, se në fund nuk do të kemi asgjë në kohën e duhur!”

Kur ishte në Shkodër, Knut Fleckenstein foli për njerëz që pengojnë reformën në drejtësi. Po kush janë këta?

“Ata janë pak njerëz që po përfitojnë nga ky sistem, që bëhen gjithnjë e më të pasur sepse dinë si të sillen me këtë sistem, dinë kë të paguajnë”.

Këta janë politikanë?

Nuk e di, mendoj se janë biznesmenë, le t'i quajmë kështu. Unë shpresoj dhe e ndjej, se politikanët, në fund, do të ndjekin 90 e ca përqindshin dhe jo 1 përqindshin që bëhet gjithnjë e më i pasur.

Unë di se më shumë se 90 për qind e shqiptarëve e duan këtë reformë dhe nuk mund ta imagjinoj se ka politikanë në vend që nuk duan të ndjekin një mazhorancë të tillë. Dhe mendoj se është 8 deri në 9.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.