Dorëhiqet ministri izraelit i Mbrojtjes: “Elementë ekstremistë kanë marrë kontrollin në vend”

Postuar në 20 Maj, 2016 18:19

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Ya'alon, ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se vendi ka rënë në dorë të ekstremistëve. I njohur si një bashkëpunëtor i afërt me kryeministrin Beniamin Netanyahu, Ya’alon, është tërhequr edhe nga parlamenti, për arsye se kohët e fundit ka patur divergjenca të forta. “Sot në mëngjes i raportova kryeministrit se dorëhiqem nga qeveria dhe nga Knesset dhe shkëputem për një farë kohe nga jeta politike”, deklaroi ai nga selia e ministrisë që ka drejtuar deri më tani. Shkëputja e Ya’alon është domethënëse qoftë edhe për nga motivet me të cilat argumentohet: “E njoftova kryeministrin këtë mëngjes se duke parë sjelljen e tij në zhvillimet e fundit dhe në dritën e mungesës së besimit tek ai, po dorëhiqem...Kam luftuar me të gjitha fuqitë e mia kundër manifestimeve të ekstremizmit, dhunës dhe racizmit në shoqërinë izraelite...”, tha ministri.

“Haaretz”raporton se një nga arsyet kryesore të konfrontimit ka qenë sjellja e ngurtë e Netanyahut, i cili shprehu kritika të forta ndaj zv.shefit të Shtabit të Ushtrisë, Yaur Golan, mbi përkujtimin e Ditës së Holokaustit. Ya’alon inkurajoni komentet dhe mendimin e lirë nga stafi i vet, por kjo nuk është pritur aspak mirë. Vetë ministri ka deklaruar se shoqëria izraelite në përgjithësi është e shëndetshme dhe aspiron për një vend demokratik, liberal. Por sipas tij, elementët ekstremistë kanë marrë kontrollin e politikës dhe të partisë Likud duke zgjedhur një shteg të rrezikshëm për Izraelin. 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.720653

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.