Çfarë di shoku i Elvis Roshit për kërcënimin ndaj Blushit?

Postuar në 19 Maj, 2016 13:39

Në fjalën e tij në seancën e sotme, deputeti Ben Blushi tha se kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese, duke i adresuar disa pyetje kryeministrit Rama, një nga përkrahësit më të fortë të Roshit. “Përtej asaj që kryetari i bashkisë së Kavajës nuk mban mend si është dënuar, pasi fola në kuvend herën e shkuar më ka ardhur një mesazh dhe do e lexoj. “O Blush jam Elvis Roshi, unë nuk kam bë asnjë krim si thatë ju, dhe shumë shpejt do i sqaroj publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem mbështetjen e qytetit të Kavajës” dhe me ka cuar edhe ca sharje por po ia kursej publikut”- tha Blushi. "Një pyetje kam për ty Rame tani, a e ka emrin Elvis apo ervin ky që më ka cuar mesazhin mua nga numri i telefonit 069600770 Kush është ky, Elvisi apo Ervini, se ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin, shkon Ervini në KQZ thotë tjetër gjë, tani si e ka emrin ky. Pse po ia nxin faqen vendit, ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq të paaftë, Ervinin e Elvisin në Kavaje, Shukriu në Peshkopi, Qazon në Elbasan dhe doli ai e më tha do të vras se ke bërë libër e me ke sharë, e ti the njësoj është, ti e shave në libër. Kë përfaqëson ti këtu, gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, Peshkopi, Elbasan, edhe Durrës ku ke vënë atë jastëkun që e mban me vete në avion. Të gjithë me precedentë penale po terrorizon qytetarët me këta njerëz që kanë frikë të thonë në KQZ jam dënuar, s’jam dënuar. Si guxon ky të më cojë mesazh mua, e di unë si guxon, se mendon se e mbron ti, që më con ai mua mesazh me kërcënime, këta janë qenie të neveritshme, pse nuk i kap ligji këta, dil e thuaj këtu, ke ndërmend ta mbrosh apo jo “Roshin e mbron ti, ndaj ai guxon. Mbi çfarë kriteresh mbahen në punë personazhe të tilla? Pse ia nxin faqen këtij vendi? Pse i mbledh vendit kaq të paaftë?”, tha Blushi. “Kush është ky? Elvis Roshi apo Ervin Roshi? Kur kam qenë i vogël, nëpër lagjet e Tiranës kam parë plot si ai”, tha Blushi. Pas kësaj deklarate, nga salla reagoi deputetja Jozefina Topalli, e cila nguli këmbë që kryeministri Rama të jepte shpjegim lidhur me këtë. Topalli ka akuzuar kryeministri Rama se ka futur në administratë të inkriminuar, ndërsa deputeti Sali Berisha u ngrit për të dalë në foltore. Kjo shkaktoi konfuzion në sallë dhe kryetari i Kuvendi njoftoi për një ndërprerje disaminutëshe.

Ben Blushi ia thotë në sy Ramës- Elvis Rroshi... by 3-14-15-92

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.