Rama, një memec përballë Blushit

Postuar në 19 Maj, 2016 18:23
Andi Bushati

Ndoshta askush nuk e ka parë këto tre vite të jetës parlamentare, Edi Ramën, më keq sesa kur Blushi i përplasi në fytyrë kërcënimin që kishte marë nga E(r)lvis Roshi.

Të gjithë që mund të shohin pamjet filmike të asaj përplasje nervëshkatërruese e kanë të lehtë të shikojnë portretin e përçudnuar të kryeministrit, grimasat dhe ngërdheshjet e tij.

Ky shpërfytyrim fizik që duket në këto pamje, qoftë filmike qoftë me foto (shiko lajmin poshtë Lapsi.al) tregon ngërçin e turpshëm ku u gjend Rama.

Ai nuk reagoi as kur Blushi i tha frikacak që nuk ka guximin të dënojë krimin.

As kur ai i bëri pyetjen se si është e munduar që ka aftësinë, për ti servirur këtij vendi vetëm llumin e shoqërisë.

As kur e talli duke i bërë pyetjen e thjeshtë: A quhet Ervin apo Elvis, kryebashkiaku i tij i Kavajës.

AI heshti, fitoi kohë, dhe vetëm pasi mori veten dhe çoi në vend mimikën, u ngrit në tribunën e parlamentit për të replikuar me Berishën. Për të mbajtur debatin në nivelin e alter egos së tij, me të cilin ndajnë të njëjtët kriminelë, të njëjtët klientë dhe të njëjtat pazare për leje ndërtimi.

Për kërcënimin prej banditi të kryebashkiakut të tij asnjë fjalë.

Për të mbrojtur deputetin e shantazhuar sërish asgjë.

Po si ka mundësi?

Si shpjegohet që kryeministri nuk gjeti guximin të fliste? Pse ai vuri me nxitim Roshin të kërkonte ndjesë nga Kavaja, nxori Taulantin në sallën e parlamentit të sulmonte Blushin, pa qenë në gjende të shqiptonte asgjë vetë?

Pse ai u bë aq keq sa nuk e fshihte dot sikletin që zuri vend mbi portretin e tij ?

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje është mirë të dihet një histori që Rama po e tregon shpesh e më shpesh rreth tryezave të darkave me klientët e tij.

Sa herë që bie fjala, për Elvisin e Kavajës, për akuzat e opozitës apo për dekriminalizimin, ai tregon një histori, plot pathos dhe plot ngjyra. Ai rrëfen se i mbrojturi i tij është njeriu që i duhet kavajasve. Dhe për këtë thërret në ndihmë një ndodhi të pak kohëve më parë.

Sipas saj, kur firma që po ndërtonte qëndrën e Kavajës po i vononte punimet e “Rilindjes urbane”, Elvisi nuk përdori format ligjore të zgjidhjes së problemit. Ai mori vetë një shkop bejsbolli dhe u nis drejt shtëpisë së pronarit të firmës bultozerët e së cilës nuk lëviznin prej ditësh.

Pa shumë fjalë, me shkopin në dorë, i kërkoi të mos vazhdonte më punimet se ai, Elvisi, do ti’a kalonte makineritë private një kompanie tjetër, e cila do ti mbaronte punimet…

“E shikoni sa i madh? E shikoni si e zgjidhi hallin e qytetit? Qëndra e Kavajës përfundoi në kohë” u thotë Rama me mburrje bashkëbiseduesve të tij.

Pikërisht kjo histori që po përhapet shpej në rrethet pranë kryeministrit tregon një gjë. Venerimin që ai ka për të fortët dhe metodat e tyre.

Kjo fabul tregon më shumë se gjithçka dobsinë e Ramës për banditët. Atë e ka konstatnte dhe të patjetërsueshme. Por njëkohësisht ai e di se adhurimi i tij për këtë tipa ka një kontradiktë. Ai është i ndërgjegjshëm se këtë pasion nuk e ndan dot me publikun. Se ka shqiptarë që mund ta votojnë personalisht, madje që mund ta duan, por zor se gjen njerëz normal, që ti pranojnë këtë pjesë të karakterit.

Pikërisht ky ngërç, mes asaj që adhuron realisht dhe asaj që duhet të tregojë në publik, e bëri Ramën mehit kur Blushi u ngrit në tribunën e parlamentit.

Të gjithë ata që e njohin e dine, se ai, në ato momente, ngazëllehej nga teksti i Elvisit. Por të gjithë poashtu e ia njohin instiktin e mprehtë për të mos shkuar kundër asaj që miraton publiku.

Pikërisht ky dyzim, kjo luftë e brendëshme mes asaj që adhuron dhe asaj që duhet të shfaqë, e ngurtësoi Ramën atje në poltronat qeveritarë të kuvendit.

Pikërisht kjo e nxori në pah sikletin të cilin e fiksuan pa vështrirësi fotoreporterët dhe kameramanët.

Pikërisht kjo nuk e la të merrte guximin për të folur duke e lënë si memec përballë Blushit. (Lapsi.al)

Comments

Submitted by Spiro (not verified) on

Nerveshkaterrues eshte me shume injorimi qe i ben Rama Blushit,se akuzat e Blushit Rames.

Mjafton te te lexosh ty si mik te Blushit per ta kuptuar.

Submitted by Domani matina (not verified) on

Ti o Bushat, ke nje problem me te shkuaren e paraardhesve te tu.
Gjyshi, shefi i sigurimit ne Komitetin Qendror te PPSH dhe sekretar i KQPPSH, zevendes i Enver Hoxhes.
Babai, operativ sigurimi dhe Kryetari Deges VIII-te ne Ministrine Brendeshme, per ndjekjen e elementeve antiparti, si psh, Lubonja, Balluku, Kellezi, Ngjela, Theodhosi, etj, etj.
Xhaxhai, operativ sigurimi, kryetar dege dhe se fundmi, shefi i sigurimit ne aparatin e Komitetit Qendror.
Duke patur keto ngarkesa, eshte jo pak, por shume psikopatogjen pa kandar.
Nuk ka ekuiliber.
Psikoreaktiv.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Sa te shkrete jeni ju rilindasit qe postoni nga zyrat e shtetit. Laj thaj te njejtin argument perdorni.

Tani meqe Bushati e ka pas gjyshin ashtu e keshtu, del qe Rama nuk eshte i lidh me krimenelet? Imagjinoni sa argumente idiote e bastarde ju japin juve, aq sa edhe Mero e Zalo neper artikutj e tyre nuk i perdorin dot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.