PD sulm KQZ-së, po fsheh "biografinë" e të inkriminuarve

Postuar në 19 Maj, 2016 11:46

Partia Demokratike akuzoi Komisionin Qëndror të zgjedhjeve se nuk po publikon formularët e dekriminalizimit për funksionarët e zgjedhur, duke aluduar se me urdhër të Edi Ramës ky institucion po fsheh pasqyrën kriminale të të zgjedhurve me preçedentë. "Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale. Po ashtu, ka skaduar afati ligjor e publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, të cilët janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës. 40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre. Eshtë e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit"-deklaroi kreu i grupit parlamentar demokrat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.