Aksion i suksesshëm antidrogë në Vlorë për të shpëtuar "nderin" e ministrit

Postuar në 19 Maj, 2016 11:01

Një ditë pas raportimit të sikletshëm të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri në Komisionin e Sigurisë, policia raportoi për një operacion të suksesshëm në Vlorë si për të dhënë një dëshmi të rezultatit "mbreslënës" të bashkëpunimit trajnues me policinë italiane. "Policia e Vlorës, konkretisht seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur në flagrancë shtetasit: Hasan Hysenaj, 47 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në Vlorë (me detyrë: Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi (Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit – Vlorë)"- thuhet në njoftimin e policisë. Në çdo rast suksesi duhet përshëndetur, por edhe dështimet duhen thënë si në rastin e mosarrestimit të Balilit. Dhe çco sukses qoftë edhe kapja e mushkave me kanabis  nuk justifikon përdorimin e pajisjes për qëllime trajnimi apo përgjimi pa marrë më parë lejen e prokurorisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.