Qeveria anullon Parkun Industrial të Lezhës

Postuar në 18 Maj, 2016 20:48

Një vendim i qeverisë Berisha që nuk u kthye asnjëherë në një investim konkret dhe që u përdor nga ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushe si premtim për rilindjen  e Lezhës, u zhbë me një vendim të qeverisë aktuale, nisur nga një propozim i ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Bëhet fjalë për Parkun Industrial të Lezhës, shpallur me një vendim të 27 Janarit të vitit 2009 për dhënien e statusit të zonës ekonomike. Në realicionin shoqërues të vendimit thuhet se riaktivizimi i zonës së mësipërme nuk mund të vazhdojë, për shkak të problematikave të pronësisë së truallit. Sipas ministrisë së Financave sepse aktivizimi i statusit të zonës ekonomike së pari do të kërkonte një konfiguracion të ri të kësaj sipërfaqeje, ndryshimin e statusit të zonës dhe shpronësime të sipërfaqeve me pronësi private, gjë e cila do të kishte kosto financiare. Bëhet fjalë për 34.6 ha sipërfaqe shtetërore dhe 21.3 ha tokë private. “Duke marrë parasysh sugjerimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave shpjegojmë se “Zona Ekonomike” me Statusin e “Parkut Industrial” nuk ka zhvillues të përzgjedhur dhe si pasojë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes si Autoritet Kontraktor nuk ka një kontratë të lidhur me zhvilluesin e zonës dhe kjo ka sjellë që akti të mos krijojë të drejta të ligjshme”thuhet në vendim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.