Nuk i eci presioni ndaj Gjykatës, rrëzimi i parë për Erionin

Postuar në 18 Maj, 2016 10:54

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës për ndryshimin e trupës gjykuese për çështjen e ndërtimit të pallatit 17-katësh, poshtë digës së Liqenit Artificial. Mësohet se gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e Avokaturës për ndryshim të gjyqtarëve. Bashkia e Tiranës kërkonte përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se kanë konflikt interesi, dhe kërkesa e dytë ishte e firmës që po ndërton objektin, që kërkonte shfuqizimin e vendimit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik që pezulloi ndërtimin, kërkesë për të cilën gjykata nuk është shprehur ende.
Sipas Bashkisë së Tiranës, leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me moratoriumin për ndalimin e ndërtimeve, pasi qeveria e ka shpallur moratoriumin në datë 22.08.2014, ndërsa leja mban datën 14.10.2014. Me tej në arsyetimin e saj, në lidhje me shkeljet që ka kjo leje, Bashkia përcakton se ajo bie ndesh me vendimin e Komitetit Kombëtar të Digave, i cili përcakton rrezikshmërinë e ndërtimeve poshtë digës së Liqenit Artificial. Pika e tretë ku bashkia mbështetet për shkeljen e kësaj lejeje është fakti se leja është dhënë pa pasur një Plan të Detajuar Vendor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.