Polemikë me ish-anëtarin e PPSH-së, udhëheqësin e 30 doktoraturave në vit...Fuga

Postuar në 17 Maj, 2016 20:24

Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos në “TemA TV” ishte i ftuar profesori dhe historiani, Pëllumb Xhufi. Gjatë bashkëbisedimit, Nano dhe Xhufi u ndalën tek Akademia e Shkencave si dhe tek Reforma në Arsim, ku Xhufi shfaqi zhgënjimet e tij, pasi siç tha edhe vet: U nis ndryshe dhe u bitis ndryshe.

Teksa qëndruan tek reforma, Nano ndërhyri për përplasjen mes tij dhe profesorit të Shkencave të Komunikimit, Artan Fuga. Profesor Xhufi iu përgjigj publikisht Fugës ku edhe i shpjegon faktin se ai vetë nuk ka qenë anëtar partie, ndërsa Fuga po.

“Unë kam pasur babain komunist, nënën komuniste. Por mua nuk më kanë lejuar të më thoshin që jemi Ne. Edhe unë nuk u bëra anëtar partie, ndërsa Fuga po”, tha Xhufi në studion e “Zululand”. Gjithashtu historiani shtoi se Fuga ende nuk e pranon që universiteti është bërë një qendër mediokriteti. Madje më tej, si një kundërpërgjigje ndaj Fugës, Xhufi shtoi: “Ai e kundërshtoi që në fillim idenë e reformës, ishte i kënaqur me gjendjen e këtij universiteti, ai drejton 30 doktoratura menjëherë, ndërsa unë vetëm 1 në vit. Llogaritni dhe paratë që merr për çdo doktoraturë. Korrupsioni ka pushtuar universitetin dhe janë kapur me presh në dorë por i kanë gjëra të vogla”.

Sipas Xhufit reforma në Arsim nuk e zgjidh problemin për të hequr nga sisitemi arsimor njerëzit që kanë 25 vite që e drejtojnë.

Por kush është arsyeja që politika kërkon të kapë sisitemin arsimor dhe gjithmonë fut hundët në punën e saj? Xhufi tha se politikës gjithmonë i ka interesuar duke marrë një shembull konkret që tregon kapjen e sisitemit të drejtësisë.

“Është një zgjedhje e zgjuar. Berisha vite më parë ka kapur Fakultetin e Juridikut. Kam të dhëna nga Partia Demokratike që Berisha ka punuar shumë fort për ta kapur këtë fakultet, sepse aty dalin juristët, avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët. Kështu ka ndodhur me të gjithë Universitetet”, tha Xhufi.

Historiani tregoi edhe për librin e historisë që aso kohe u bë nga Beqir Meta. Ai tha se ishte një dramë për historinë. “Ishte një shtrembërim total i historisë. Historianët duhet të bënin vetvrasje”, tha më tej Xhufi.

Biseda u ndal edhe tek historia e Shqipërisë. Rruga “Egnantia” që ne e kemi cilësuar në histori si rrugën më të rëndësishme ekonomike, ka edhe anët e saj të errta të cilat nuk e kanë lënë Shqipërinë të zhvillohej.

“Tema TV”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.