Busti i Papa Françeskut – të premten u miratua në Këshillin Bashkiak sot u vendos. Presidenti falënderon Papën për shenjtërimin e Nënë Terezës!!!

Postuar në 15 Mars, 2016 15:40

Në 4 shtator të këtij viti njoftohet se Nënë Tereza do të shpallet shenjtore. Dhe politika shqiptare ka vendosur të jetë mirënjohëse për Shenjtërimin, duke përuruar një bust për Papa Françeskun në Tiranë. Ja sa çfarë tha Presidenti Nishani në fjalën e tij: “Dekreti i shpalljes Shenjtore të Nënë Terezës, që pritet të firmoset nga Ati i Shenjtë, e shndërron këtë moment në një nga ditët më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Përfitoj nga rasti t’i shpreh edhe njëherë Papa Françeskut falenderimet më të ndjera dhe mirënjohjen më të thellë në emër të të gjithë shqiptarëve për këtë Shenjtërim”, u shpreh Nishani.  Siç dihet, shenjtërimi kalon detyrimisht nga prova e tre mrekullive dhe nëse nuk bëjmë ndonjë lapsus, mrekullitë janë lejekalimi për në shenjtërim. Ç’mbetet këtu për mirënjohje, e sidomos nga shqiptarët? Ky është një aspekt misterioz i presidencës Nishani...që edhe shenjtërimin e dallon për qokë nga Vatikani(http://24-ore.com/?p=82161#prettyPhoto). 

Një fjalë ka mbajtur edhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, i cili ndër të tjera tha: “Ati i Shenjtë është nga ata njerëz që flasin pa doreza dhe e godasin në zemër problemin. Prekja prej tij e problemeve të kohës sonë, si ekstremizmi dhe konfliktet, apo mesazhet për pabarazinë, nevojën për solidaritet dhe mbështetjen për më të dobëtit e çdo shoqërie, kanë gjetur mbështetjen e bashkisë së Tiranës, në nisma që mbështesin shtresat e pambrojtura”, tha Veliaj. Me siguri që me këto që na thotë zotëria i jep më shumë kuptim bluzës së Supermanit që veshi me rastin e Ditës së Verës, e cila ngja të jetë një logo e merituar edhe në rastin e bustit të Papës në Tiranë. Të premten u miratua në Këshill Bashkiak, sot ditë e martë, busti u vendos. Sa për të varfërit që ky kujton shpesh, për këtë kanë të gjithë dorën në zemër dhe gishtin në kokë dhe është ndoshta ndër të rrallat herë që e kujtojnë si Zotëria “400”, meqë edhe biletën e urbanit e indeksoi si taksë të priviliegjit që jeton në Tiranë. 

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Nje gje e mire.
Te lutemi per shendetin e papa Franceskut.
Amin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.