LSI "kërcënon" Tahirin

Postuar në 16 Maj, 2016 10:20

Konteksti në të cilin po veprojnë politikisht dy partitë që qeverisin vendin i kanë pozicionuar ato në një duel të heshtur në mbrojtje të njerëzve të ekspozuar ndaj lidhjeve kriminale. Që prej nënshkrimit të marrëveshjes së 1 Prillit kufijtë e pushtetit të njërës apo tjetrës palë kanë qenë të përcaktuara dhe dy partitë kanë ushtruar pushtetin secila për llogari të saj. Gjatë kësaj kohe Ilir Meta duket se nuk ka punuar i qetë pasi aleati i tij Edi Rama jo pak herë ka ngjallur dyshime me qëndrimet dhe lëvizjet e tij.

Jemi në kushtet kur një zyrtar i LSI-së është akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës dhe është zhdukur pa lënë gjurmë, duke ekspozuar policinë dhe prokurorinë që janë në pritje siç thotë të një urdhërarresti ndërkombëtar. Në rastin e Balilit Shteti po vepron si një organizatë mafioze, duke i lënë terren të lirë për tu fshehur një personi që ka sponsorizuar jo vetëm trafikun e drogës por edhe një prej partive të koalicionit qeverisës. Eshtë e qartë se prokuroria nuk e ka dashur arrestimin e Balilit dhe policia nga ana tjetër nuk ka pasur "këllqe" të veprojë pasi Ministri i Brendshëm duket nuk e ka këtë fuqi. Ndaj ti ka shumë akuza për lidhje me elementë kriminalë, përmendim rastin Shullazi që mesa duket mbahet si një kartë e fortë presioni për ato çfarë mund të dëshmojë.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i pyetur se Çfarë po bëhet me Balilin dha sot këtë përgjigje; Jam me kolegun Manjani, duhet të pyesni Prokurorinë. Së fundmi policia është është nën akuzë edhe për përdorimin e një paisje përgjuese për të cilën LSI ka një qëndrim që vendos me shpatulla për muri ministrin e Brendshëm. "Nëse realisht gjendet një pajisje e tillë e instaluar dhe e paregjistruar, qoftë edhe vetëm për trajnim siç thuhet, jemi përpara një skandali të madh shtetëror. Prokurori i Përgjithshëm, por unë gjykoj që edhe instrumentet e kontrollit parlamentar duhet të investohen maksimalisht, për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore cilindo person përgjegjës"- ka deklaruar Luan Rama për gazetën Panorama. Gjasat që janë që ministri Tahiri të veprojë sipas urdhrave të LSI-së për të mos rrezikuar jo vetëm veten, por edhe koalicionin e 1 Prillit.

Comments

Submitted by me qetsi (not verified) on

epi se keshtu i do mushka drut

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.