Lajme të reja nga OSHEE: 50kv më shumë për emigrantët

Postuar në 15 Maj, 2016 21:39

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se në Operatorin e Shpërndarjes po qarkullon një urhdër verbal sipas të cilit kërkohet faturim prej 50kv më shumë për njerëz që banojnë jashtë Shqipërisë. “Elektriçisti dixhital informon: Vjedhjen e qytetareve nga OSHEE per te mbushur arken! Urdherin e Çeles per ti faturuar çdo abonenti 50 kv me shume sesa ka konsumuar, me perparesi emigranteve. Me poshte keni mesazhin e tij! "Mirembrema i dashur Doktor, nga burime te sigurta ne OSSHE, mesova se nga drejtues te larte te saj, eshte leshuar nje urdher me goje per drejtorite e qarqeve qe te behet nje mbifaturim fiktiv prej 50 kv per cdo abonent. Ne shenjester te ketij urdheri do te jene kryesisht abonentet te cilet jetojne jashte vendit. Berja publike e ketij urdher vjedhje shteteror do te shpetoje nga grabitja e planifikuar mijra emigrante", shkruan Berisha. 

PS: Ky shkrim është korrigjuar nga teksti fillestar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.