I sekuestrohen 1.3 mln dollarë

Postuar në 16 Maj, 2016 17:16

Policia e Shtetit ekzekutoi urdhërin e Gjykatës duke vendosur nën sekuestro llogaritë bankare të Rezart Taçit. Sipas saj, në bazë të këtij vendimi, po kryhen veprime procedurale hetimore në 16 banka të nivelit të dytë dhe janë sekuestruar tashmë 1.3 milionë dollarë nga llogaritë e shtetasit në fjalë. Akuza ndaj Taçit është “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” dhe hetimet janë shtrirë edhe në lidhjet e tij shoqërore e familjarëve të përfshirë në këtë aktivitet. Sipas policisë edhe në vitin 2014, shtetasi Rezart Taçi ka qenë i proceduar penalisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimit financiar ne Policinë e Shtetit nën akuzat për “Fshehje te ardhurash, mospagim taksash, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim”. Në kuadër të këtij procedimi, detyrimet tatimore ndaj shtetit dhe kompanive (((të tjera)))  llogariten në mbi 14 milionë euro. Rezart Taçi është objekt i një hetimi edhe nga autoritet zviceriane dhe pikërisht nga prokuroria e Gjeneves. Biznesmeni është në gjendje arresti në Zvicër pasi dy kompani të huaja që kanë patur marrëdhënie biznesi me Taçin e kanë kallëzuar për mashtrim, falsifikim të dokuemtave dhe falsifikim të vulave dhe stampave.Biznesmeni i akuzuar për transferta të dyshimta është lakuar në media si donator i Fondacionit Fëmijët Shqiptar që drejtohet nga Liri Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.