Greqia shpall në kërkim Klemend Balilin, brenda 48 orësh merr formën e urdhërarrestit ndërkombëtar

Postuar në 16 Maj, 2016 17:03

Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin, i akuzuar si kreu i organizatës më të madhe të trafikut të drogës në Europë. Brenda 48 orëve të ardhshme, prokurori i çështjes pritet ta shndërrojë atë në urdhër arresti ndërkombëtar dhe t’u dërgohet gjithë policive europiane. Ndërkaq, një dosje e çështjes do t’u dërgohet autoriteteve kompetente shqiptare. Sapo dosja të mbërroijë në vendin fqinj, autoriteët atje duhet ta gjejnë të dyshuarin dhe ta arrestijnë. Gjithmonë sipas mediave greke, ai nuk do të ektreadohet në Greqi, por do të qëndrojë që të japë shpjegime para autoriteteve gjyqësore në Shqipëri. Krahas shpalljes së urdhër arrestit, mësohet se po hetohet për llopgaritë bankare të të dyshuarit në më shumë se 10 vende të Europës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.