Gjermania do të shpenzojë 93.6 miliardë euro për emigrantët në pesë vitet e ardhshme

Postuar në 16 Maj, 2016 14:35

Gjermania do të shpenzojë për emigrantët 93.6 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. Lajmi ëhstë raportuar fillimisht nga revista “Der Spiegel” dhe është referuar edhe nga agjencia shtetërore e lajmeve, “Deutsche Welle”. “Rreth 25.7 miliardë euro pritet të shkojnë për shpenzime sociale, pagesa sidomos për të papunët dhe për ndihma financiare për strehimin. Rreth 5.7 miliardë euro janë llogaritur për kurset e gjuhës dhe 4.6 miliardë parashikohen për të ndihmuar për integrimin e refugjatëve në tregun e punës. Shuma e përgjithshme prej 93.6 miliardë euro përfshin edhe para të rezervuara për përpjekjet për të luftuar arsyet se përse njerëzit iknin nga vendet e tyre dhe vijnë për të kërkuar strehim në radhë të parë në Gjermani”, shkruan “DW”.

Përllogaritja financiare ecën dora dorës me statistika afatmesme që presupozohet se do të jenë të sakta. Vala e emigrantëve do të jetë në rënie nga viti në vit dhe brenda pesë viteve, Gjermania shpreson se 55% e personave që kanë fituar statusin e emigrantit do të kenë gjetur punë. “Zyrtarët i bazojnë vlerësimet e tyre në një numër në rënie të refugjatëve që vijnë në Gjermani - 600,000 këtë vit, 400,000 vitin e ardhshëm dhe 300.000 çdo vit deri në vitin 2020. Revista "Der Spiegel" njoftoi se administratat e landeve pritet të përballen me shpenzime prej rreth 21 miliardë euro këtë vit, që do të rriten në rreth 30 miliardë deri në vitin 2020. Revista shkruan se landet kërkojnë që qeveria federale të mbajë gjysmën e shpenzimeve të lidhura me refugjatët, por Berlini zyrtar thotë se përllogaritjet e shteteve ishin të pasakta”, raporton më tej “DW”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.