Akuzohen se lejuan arratisjen e Balilit

Postuar në 15 Maj, 2016 11:21

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se ka ndihmuar Klement Balilin që të arratiset nga Shqipëria. Përmes kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeled Alibeaj, PD akuzoi Tahirin dhe Policinë e Shtetit se është e lidhur me trafikun e drogës.“Tahiri i krijoi kushtet për t’u arratisur Balilit, pak para se të çonte Policinë në banesën e tij për të prishur provat”, tha Alibeaj. Ai citoi edhe CNN grek, duke thënë se pala shqiptare i ka kërkuar palës greke që të mos e shpallin në kërkim Balilin, pasi ai s’mund të arrestohet ngaqë ka lidhje të ngushta me politikën. “Kur nuk ia doli dot ti siguronte pafajsinë Balilajt,  Saimir Tahiri i krijoi kushtet dhe i dha kohë për tu arratisur vetëm pak para se ti dërgonte policinë të fshinte provat siç e ka tashmë zakon.Pas kesaj Tahiri vrapoi tu thoshte mediave se në sistemin TIMS nuk rezulton që Balilaj të ketë dalë jashtë vendit. Por a nuk tha të njëjtën gjë edhe për Arben Frrokun?-theksoi Enkelelejd Alibeaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.