Spoti i parë shqiptar i një familjeje lezbike me fëmijë (Video)

Postuar në 12 Maj, 2016 09:25

Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizatat kryesore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri kanë prodhuar një spot televiziv në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen (15 maj) dhe Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (17 maj). Në spot tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lezbikesh të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre. Ai mbyllet me mesazhin “Familja është dashuri dhe përkujdesje”, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.