Reforma shemb piramidën që kontrollohet nga opozita

Postuar në 12 Maj, 2016 12:59

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar sot në fjalën e tij në Parlament, se reforma në drejtësi u jep fund ndër të tjera strukutrave që aktualisht kontrollohen nga opozita. “Po të ishit kaq apasionantë për të luftuar krimit, duhet të ishit ju të parët që të prisnit pas derës te komisioni për reformën dhe jeni ju që i shmangeni asaj. Nxirrni përralla për të shtyrë reformën në drejtësi.  Ju i ikni reformës në drejtësi, sepse shemb piramidën e sotme të drejtësisë dhe të gjithë strukturat dhe mekanizmat që ju kontrolloni bie. Nuk do të ketë as Gjin as Gjon që mund të kalojë sistemin e vetingut nëse ka gjëra për ti treguar në ditën e diellit.  Lërini alibitë. As Frroku as Hazi as Shullazi as Saliu nuk ju shpëton”, tha ai.
Është ndër të rrallat herë që kryeministri deklaron se pjesë të sistemit të drejtësisë kontrollohen nga opozita, ndonëse një gjë e tillë është nënkuptuar shpesh. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.