Kurdët kërkojnë shkëputjen nga Bagdadi: Iraku nuk mund të qëndrojë më i bashkuar

Postuar në 12 Maj, 2016 02:41

Shteti Islamik dhe aktorët që qëndrojnë pas tij kanë arritur të imponojnë një momentum për të dalë në skenarë të rinj me pasoja strategjike për Lindjen e Mesme. Sot njoftohet se pas disa sulmeve që ISIS kreu në zonat fqinj me Bagdadin, duke vrarë rreth 90 persona, reagimi nga rajoni kurd i Kirkukut sinjalizon ndryshime të mëdha. Guvernatori i këtij rajoni të dominuar nga kurdët, dr. Najmaldin Karim, deklaroi para disa reporterëve në zyrën e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit në Uashington se “Kirkuk duhet të shkëputet nga Bagdadi”. Sipas tij, politika e ndjekur nga kryeministri aktual, Haider Al-Abadi, me ndërprerjen e prodhimit të naftës në Kirkuk, ka sjellë rrënimin ekonomik të rajonit.

Vendimi ka acaruar kurdët, pasi jo vetëm që ka qenë i pakonsultuar, por siç raporton revista “Foreign Policy”, ai shpërfill realitetin në terren. Luftëtarët peshmerga kanëë rezultuar forca kryesore në përballimin e ISIS, ndaj kjo politikë e provimit nga benefitet e naftës nuk është përtypur mirë. Nga ana tjetër, zyrtari kurd ka bërë edhe disa vlerësime që çojnë në idenë se Iraku është tashmë një shtet i dështuar. “Të rinjë amerikanë po humbasin jetën për të mbajtur në këmbë një shtet të bashkuar që nuk do të jetë më i tillë”, tha ai.

Revista në fjalë shton se realiteti iraken i ka lënë pa shumë zgjedhje edhe aktorët kryesorë si SHBA dhe Irani, të cilët në kushtet e tanishme janë të detyruar të mbështesin kryeministri Abadi, që po përpqiet të riformatojë kabinetin. Nga ana tjetër, as Uashingtoni, as Ankaraja dhe as Teherani nuk e dëshirojnë një shtet kurd që do të përmbyste hartën e tanishme, çka e bën kërkesën e guvernatorit kurd, shprehje të një loje negociimi për paratë e naftës. Në çdo rast, ajo që thotë Karim ngjan e vërtetë: Askush nuk po duket i aftë të rikthejë paqen në Irak. 

 

http://foreignpolicy.com/2016/05/11/oil-politics-iraqi-kurd-politician-c...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.