Detyrë projektuesve të hollojnë dhe zvogëlojnë lartësinë e kullës

Postuar në 12 Maj, 2016 10:07

Arkitekti duhet të bëjë të pamundurën që ta hollojë apo të ulë lartësinë apo volumin e kullës së stadiumit të ri. Mësohet se anëtarët e KKT-së kanë propozuar që arkitekti ta sjellë kullën në lartësi të pranueshme. Është propozuar që lartësia të vijë në harmoni me lartësëinë e Korpusit. Drejtori i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” dhe anëtar i bordit të Shoqërisë Kuq e Zi, Eduard Prodani është shprehur se “Di që po punohet për stadiumin. Mbledhja e KKT-së ka lënë disa detyra, mes të cilave edhe uljen në volum apo hollim të kullës. Gjithsesi arkitektët janë ata që përgjigjen më mirë”-ka theksuar Prodani. Sipas gazetësh “Shekulli”  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit kritikat për projektin kanë qenë jo të pakta. Tre janë detyrat që u janë lënë arkitiektëve, arkitekti italian duhet të zgjidhë  çmontimin dhe konservimin e fasadës së stadiumit dhe ridimensionimit të kullës, që do të jetë një ndërtesë shërbimesh, holelerie dhe biznesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.