Po vijnë kullat...

Postuar në 10 Maj, 2016 20:30

Gazeta “Tema” njofton për një vendim të marrë nga Gjykata Administrative që ndikon direkt në procesin gjyqësor për ndërtimin e një kompleksi pranë zonës së Digës së Liqenit në Tiranë. Sipas kësaj gazete, gjithçka lidhet me ndryshimin e trupës gjykuese pak ditë më parë, çka është kërkuar të prapësohet si procedurë nga Bashkia e Tiranës. “Bashkia e Tiranës dhe IKMT i kërkuan gjykatës përjashtimin e gjyqtarëve të rinj nga gjykimi dhe caktimin e një trupe tjetër"-thekson gazeta.
Por, kur pritej që gjykata të shprehej për kërkesën në fjalë, burime nga Gjykata Administrative shprehen se kërkesa e Bashkisë së Tiranës dhe IKMT për të përjashtuar gjyqtarët nga gjykimi i çështjeve me kompaninë GENER 2, është shqyrtuar sot në fshehtësi të plotë, krejtësisht në shkelje të hapur të ligjit, si dhe është kryer në një dhomë këshillimi, kur sipas neni 75 të Kodit të Procedurës Civile duhej bërë në seancë. Gjithashtu, shqyrtimi është bërë pa ua njoftuar palëve datën e gjykimit me shpallje, sipas nenit 49 të Ligjit nr.49/2012 për gjykimet administrative”, raporton gazeta. Një sinjal që gjithsesi e bën projektin e ndërtimit në zonën e Liqenit Artificial më konkrete dhe me gjasë të dakordësuar mes të gjitha palëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.