BE-ja, si Jugosllavia përpara kolapsit

Postuar në 10 Maj, 2016 17:02

Bashkimi Europian është në një krizë të vërtetë ekzistenciale, qoftë për shkak të krizës ekonomike, qoftë edhe për shkak të konsumimit të idesë së unionit. Një gazetë e përditshme sllovene, “Finance” e krahason situatën e tanishme me atë të Jugosllavisë në prag të kolapsit. “Njësoj si taksapaguesit dikur me të drejtë vunë në pikëpyetje përfitimet e kontributeve për Kosovën, apo pjesë të tjera të varfra të Federatës Jugosllave, edhe sot , shumë shtete të pasura të BE-së po pyesin se përse duhet të heqin para mënjanë për disa vende të varfra, pa ditur madje edhe ku janë”, shkruan gazeta slloveve, referuar nga agjencia sllovene e lajmeve, “STA”. Kriza është një krizë besimi dhe sipas kësaj gazeta ka prekur edhe optimistët më të mirë, si p.sh presidentin slloven, Borut Pahor. “Askush nuk beson më në gjë të tillë si BE-ja...Ideja e Shteteve të Bashkuara të Europës tingëllon si planet e kryeministrit të fundit jugosllav, Ante Markoviç”, shkruan gazeta, duke aluduar se ëndrra e Europës së Bashkuar, kështu si u përjetua këto dekada, po shkon drejt fundit. Të paktën për një pjesë. 

 

http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=05&dd=10&nav_id=97950

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.