ERE refuzon kërkesën për ulje të çmimit të Energjisë

Postuar në 09 Maj, 2016 16:00

Opozita ka kërkuar sot në uljen e mëtejshme të çmimit të energjisë nisur nga përmirësimi i treguesve të kompaninve të energjisë. Kjo i është kërkuar drejtuesit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, por që është hedhur poshtë nga titullari në fjalë. “Rekomandohet të kalojë një kohë relativisht e pranueshme që të shohim këtë stabilitet. Në qoftë se do të vendosnim menjëherë, p.sh u përmirësuan arkëtimet dhe ne të influencojmë në çmim, do të krijonim çoroditje tek kompania dhe konsumatori”, tha Petrit Ahmeti. Këmbënguljes së deputetëve të opozitës, Ahmeti i ka dhënë përgjigjen se “Nuk po themi fjalën e fundit, që kjo punë nuk mund të bëhet”, çka lë të hapur opsionin që çmimi i energjisë të kthehet në kauzë elektorale. Çmimi u mesatarizua duke hequr fashat mbrojtëse për të cila qeveria aktuale pretendonte se ishin bërë mbulim i një abuzimi të madh. Me shtetëzimin e OSHEE-së, pretendohet se kompania është nxjerrë në kushte fitimi,  një premisë kjo për uljen e çmimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.