360 terabajt për 13.8 miliardë vjet - arkiva e përjetshme, sa një monedhë

Postuar në 09 Maj, 2016 17:38

Arkivat fizike duket se po renditen në paleontologjinë e ruajtjës së të dhanëve. Bota e internetit dhe ajo dhixhitale prodhoi një sasi të dhënash dhe kapacitet ruajtjeje dhe procesimi të paprecedentë. Por një arritje e shkencëtarëve britanikë të Southampton’s Optoelectronics Research Center, mund të shënojë kalimin në një erë të re. Një pajisje e përbërë nga xham i nanstrukturuar, me madhësinë e një monedhe mund të ruajë 360 terabajt informacion për 13.8 miliardë vjet. Praktikisht në përjetësi, pasi kjo është pak a shumë edhe mosha e universit tonë, nëse i referohemi teorisë së Big Bang. Ekipi ka zgjedhur dokumente të rëndësishme për historinë njerëzore dhe po i ruan në pajisjen në fjalë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.